Të shumtë kanë qenë qytetarët kosovarë të ngritur sot në protestë pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ku një 16-vjeçare nga Drenasi u abuzua seksualisht nga mësuesi, e më pas nga një polic.
Protesta u mbajt në komunën e Drenasit, ku dhjetëra të rinj e të reja mbanin në duar pankarta me mesazhe nga më të ndryshmet, ku kanë shprehur mllefin për ngjarjen e rëndë.
“Shtet përdhunues”, “Bac nuk o ka kryhet”, apo “Bac na e nxijtën ftyrën”, ishin vetëm disa nga thirrjet e këtyre të rinjve që u solidarizuan me 16-vjeçaren e abuzuar seksualisht nga përfaqësues të shtetit.
Më poshtë foto të publikuara nga Reporter.al: