E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Babis kishte kontakte me një grua/ Detaje të reja nga vrasja në Greqi

Hetimet në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Carolione Criuch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, kanë marrë një kthesë të papritur. Gazetari grek Vassilis Lambropoulos, tha gjatë emisionit televiziv ”Live News”, se ka patur një person të tretë në marrëdhënien midis Caroline dhe Babis, shkruan Tanea.

Sipas tij, piloti 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se Caroline mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera.

32-vjeçari i cili luajti rolin e “kryefamiljarit të mirë”, tani do të përgjigjet nëse vrasja e 20-vjeçares ishte kryer në gjaknxehtësi e sipër, apo nëse e kishte planifikuar më parë.

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Artikulli i medias greke
Artikulli i medias greke

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...