E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook.

Ai bën me dije se edhe i ati ka rezultuar pozitiv dhe gjendja e tij është kritike ndërsa shton se prej 5 ditësh ndodhet në koma.

Buzhala i bën thirrje të gjithëve që të mbajnë maskat, të ruajnë distancën dhe higjienën.

“Unë jam i bindun që në një të ardhme jo shumë të largët prapë kemi me pasë mundësi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy në valle si të dalldisun, ama nuk kemi me pasë mundësi me i pas afër vetes ata që prej pakujdesisë tonë nuk i kemi afër vetes.

Në pamundësi me ia thanë te veshi, po kam nevojë me ia thane qitu babës se nuk ka gajle që i ke pas prishë krejt mollat e dardhat me helm.

Kisha pasë qef me prishë hala”, shkruan gazetari.

Postimi i tij i plotë: “Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dalë, ndonëse kanë kalu tashmë ma shumë se dy javë prej kur jam testu pozitivisht me Covid.

Fatkeqësisht nuk kam qenë i vetmi në familje që pata dalë pozitiv, e fatkeqësisht ka prej nesh që ende nuk po munden me i nxjerr kambët prej kësaj beteje të gjatë, të lodhshme, e të mërzitshme. E kam fjalën për babën. Gjendja e tij vazhdon me qenë kritike, është në komë që 5 ditë.

Çka po du me thanë është kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancën, e mbajeni edhe higjienën. Sikur të rikthehej gjendja sikur qysh ka qenë para dy javësh kisha premtu që do ta kisha mbajtë maskën për pjesën tjetër të jetës.

Mirëpo ajo nuk kthehet tashmë, krejt çka mundemi me bo është me parandalu raste të tjera, me parandalu më shumë fatkeqësi dhe më shumë rënie të shtetit.

Kjo luftë nuk do të zgjasë edhe disa ditë, e as edhe disa javë. Do të zgjasë edhe disa muaj, kurse ne së bashku do të mund ta krijojmë një realitet të ri dhe të përkohshëm, por që na mbron prej shumë dramave familjare.

Unë jam i bindun që në një të ardhme jo shumë të largët prapë kemi me pasë mundësi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy në valle si të dalldisun, ama nuk kemi me pasë mundësi me i pas afër vetes ata që prej pakujdesisë tonë nuk i kemi afër vetes.

E kam thanë edhe një ditë tjetër, ky vit është Viti i Mbrapshtë, e jo ai që ka thanë Kadareja.

p.s.

Na pamundësi me ia thanë te veshi, po kam nevojë me ia thane qitu babës se nuk ka gajle që i ke pas prishë krejt mollat e dardhat me helm.

Kisha pase qef me prishë hala….”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...