E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Baballarët i largoi vetingu, fëmijët i pranon Shkolla Magjistraturës

Flamur Vezaj

Agim Bendo u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë pasi iu shmang vetingut me dorëheqje, i biri fiton Shkollën e Magjistraturës! Të njëjtën shkollë ka fituar edhe vajza e ish-gjyqtarit Gramoz Levanaj, edhe ky i përjashtuar nga sistemi me modelin e dorëheqjes! I njëjti fat i ra edhe vajzës së ish-gjyqtarit Alltun Çela, e shumë e shumë të tjerë!

Pra, Shkolla e Magjistraturës, si i vetmi institucion që “prodhon” gjyqtarë e prokurore që nga vitit 2015 ka pranuar me shumicë, zyrtarë të administratës së kësaj mazhorance edhe fëmijë, vëllezër, motra, mbesa e të aferm të gjyqtareve e prokurorëve të përjashtuar nga Vetingu! Ju do të thoni, ç’punë ka fëmija që prinderit janë të korruptuar?? Dakord! Shkollimin këta fëmijë me çfarë parash e mbaruan!? Sa kanë ndikuar prindërit që të vlerësohen me nota të larta nga profesorët! Ndoshta ndonjëri edhe e meriton këtë shkollë sepse ka  marrë provimet me meritë, por vetingsat shkarkuan prokurorin B.Maksutaj për shkak se babi i tij i ndjerë (jo gjyqtar e prokuror) nuk i kishte justifikuar paratë e fituara për shume vite si noter e avokat! Pra, me këtë logjikë, pse fëmijët e këtyre duhet të pranohen nga Shkolla e Magjistraturës, që është kthyer në çerdhe të partisë dhe prodhues të gjyqtarëve adoleshentë, si rasti i Kapedanit në Elbasan!

Po drejtuesit dhe profesorët e kësaj shkolle, a kanë përgjegjësi për këtë apo mjaftohen me faktin se kjo shkollë nuk ka ndaluar prodhimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve! A kanë përgjegjësi anëtarët e KLGJ-së që kanë për detyrë me i bërë vetingun këtyre magjistratëve të rinj!? Çfarë përgjegjësie do mbajnë këta dy institucione që po i katapultojnë fëmijet, motrat, vëllezërit, nipërit e mbesat e subjekteve të larguar, dorhëqur apo shkarkuar nga vetingu?!? Kësaj i bie- largo njërin anëtar nga sistemi e fut tjetrin ndërkohe qindra juristë që kanë mbaruar shkëlqyeshëm studimet punojnë call-center, kamarierë ose largohen në emigracion!

Kur do të jetë mjaft, që profesorët e kësaj shkolle të pranojnë asistentët e zyrave të tyre ligjore, si rasti profesor Vangjel Kostës, ku tre asistentët e tij A.Shega, A.Hoxha, Gj.Baçi, i bëri gjyqtarë e prokurorë! Etj etj! Kush do e kontrollojë këtë shkollë që, prej vitesh, ka humbur imazhin që kishte. Të mos i shtojmë këtyre skandaleve edhe rastet ku disa studentë njihen me pyetjet para ditës së provimit! Gjithsesi, mos u çudisni me zv/kryetaren e tik-tokut se shumë shpejt do të shihni ndonjë “Kapedan” tjetër duke qëlluar me armë, pasi ekspozimi i rrobave firmato dhe pushimet e luksit tashmë janë bërë bajat e të vjetra!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...