Babai i gjyqtares: Vajza la në burg djalin e deputetit, e liroi shoqja e saj

Babai i gjyqtares së arrestuar, Enkelejda Hoxha, Belul Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar të bijën se “ajo nuk e kalonte kurrë Vettingun”.

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të gjykatës, Belul Hoxha tha se krisja e të bijës me sistemin e drejtësisë ka nisur që pas gjyqit për “dhunimin e vajzës nga djali i deputetit”, referuar gjyqit të Rexhep Rrajës me Xhisiela Malokun.

Hoxha tha se e bija e la në burg djalin e deputetit dhe këtu ajo u bë shënjestër nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kolegia e saj që mori pas saj çështjen, u ngrit në detyrë.

Rrëfimi i Belul Hoxhës

Jam Belul Hoxha, babai I Enkelejda Hoxhës. Erdha për të pasqyruar aktivitetin e Enkeledës se është e vështirë ta pasqyrosh. Ju falenderoj të gjithëve që jeni të interesuar, për të vërtetën e sidomos drejtësisë që nëse vazhdon kështu, zor se do t’ja arrijë qëllimit. Vendimet e gjyqtares janë të dyshimta për mua, sesi ka mundësi që I bie gjithnjë një kapobandë vajzës. Pikërisht në 2 vetë që ajo gjykatë iku tre herë drejtimi i saj, vajza ime bëri 19 vite atje. Kush gjyqtar ndenji 19 vite atje? I kam të gjitha telegramet për Mejdanin, Topallin etj.

E kërkoj transferimin e saj se ka një fëmijë të vogël. Vajza është kërcënuar, kanë future njerëz nga brenda gjykatës. Erdhën me x5 dhe Benza, ajo ikën me bidona qumështi në punë. Se mori në konsideratë as presidencë asnjë. Ai që qe më përpara tha që është një gjyqtare që ikën me këmbë në punë. Ajo s[ka bërë asnjë nga ato që thotë kryeministri. Dëgjoni se është shumë interesante. I tha gjyqtares, ti s’ke për ta marrë kurrë Vettingun. Se ajo gjykoi drejt atë vajzën që dhunonte djali i deputetit.

Vajti shoqja e saj dhe e liroi dhe shoqja për çudi vajti në gjykatën e Lartë. Pse more për këto jemi keq neve? Erdhi varfanjukja tha… shyqyr që na erdhi shpejt. O kryeministër, s’janë kështu këta njerëz siç i mendon ti. Pres që e vërteta të dalë siç është. Ajo nuk ka dorë. 9 mijë dollar janë të firmës së ndërtimit. S’ka të mbarojë hallet e saj, babai i sëmurë me Parkinson, vëllai me kemp.