E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Babai i efektivit të vrarë: Djali ishte përplasur me të afërmit e një deputeti

Babai i Xhulio Prelës, efektivit të ekzekutuar mëngjesin e 5 dhjetorit, ka rrëfyer në ditën e 18 të vrasjes të tij, problemet me të cilat djali i tij është hasur duke punuar si polic.

Në një intervistë për gazetaren, Anila Hoxha, në Top Channel, Martin Prela tregon se Xhulio Prela u lëviz nga komisariati i Lezhës dhe u emërua në Shkodër pas konflikteve me personazhe të lidhur me politikën.

“ E nxirrnin në detyrë dhe e shisnin eprorët, policin e shesin. Ai vetëm thoshte ka probleme në Lezhë , nuk na mbrojnë, ne ndeshemi me njerëzit kur kërkojnë rregulla ata pas pak kohe dalin na bëjnë karshillëk. Vetëm ai thoshte nga këto, njerëzit që janë të pushtetshëm, ato që sillen rreth tyre i bënin këto. Ai mua më ka thënë këtë, ka qenë një makinë e cila parkohej gabim e cila mesa dukej këta nuk kishin informacion se e përdorte deputeti, se cili deputet nuk e di dhe personi që e përdorte makinën në dobi të atij deputetin e bllokonte makinën tërë kohën. Gjatë shërbimit i tërhoqëm vëmendjen dy tre herë , pastaj ishim të detyruar i vumë fletën e gjobës. Pastaj me sa di unë ka ndërhyrë një gazetar, a në atë rast apo në një tjetër ka ndërhyrë një gazetar, ka vënë dorë, a e ka goditur apo çfarë nuk e di por mbaj mend që djali ka ardhur i mavijosur. Mund të ketë qenë në komisariat ndërhyrja e deputetit por aty për aty jo, nuk e di i cilës force politike është deputeti”, thotë ai.

Teksa hetuesit këmbëngulin se polici Xhulio u vra për motive të dobëta pas një mos marrëveshjeje për dritat, Martini ka dyshimet e tij. Ai thotë se sado që të mundohen ta mbulojnë e vërteta do të dalë.

Lexo edhe :   Kush janë sot 10 qytetet më të rrezikshme në botë

“Ma merr mendja se nëqoftëse ka zot në qiell dhe nata e shenjtë e asaj nate e Shën Kollit do ta nxjerrë në dritë jetën e djalit tim, sado ta mundohen ta mbulojnë do dalë e vërteta, ditën që do zbardhet do jetë më e rëndë. Kushdo, nëse dikush është paguar, kushdo që e ka bërë, të dyja palët para meje do të jenë njëlloj, asnjëra më e lehtë, të dimë a ju patëm borxh apo na mbetën borxh”.

Lexo edhe :   Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Për vrasjen e Xhulio Prelës është arrestuar Nikoll Sherrniku, ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkëpunëtori i tij Brilant Martinaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...