E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Babai i efektivit të vrarë zbulon konfliktin e dy viteve më parë

I ati i efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela, hedh dritë mbi një konflik të të ndjerit para dy vitesh. Sipas tij, për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër. Pas vrasjes në orët e para të kësaj të shtune te efektivit Xhuljo Prela, 26-vjeç, të dhëna të reja janë hedhur në dritë.

Martin Prela, babai i Xhuljos tregon se i biri i ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Babai i Xhuljos dyshon se ka të bëjë ky konflikt, ndërsa i kërkon policisë që të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident, nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas, mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi, ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.

Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”, shprehet babai i Xhuljo Prelës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...