Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka deklaruar se deri më tani janë neutralizuar të paktën 2.300 ushtarë armenë gjatë një kundërsulmi të forcave azere për mbrojtjen e territorit.
Më tej, Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtria azere ua ka shkatërruar 130 tanke dhe automjete tjera të blinduara, mbi 200 sisteme raketore dhe të artilerisë, rreth 25 sisteme për mbrojtje kundërajrore, gjashtë zona të komandës dhe vëzhgimit, pesë depo municioni, rreth 50 armë anti-tank dhe 50 vetura.
Marrëdhëniet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara nga viti 1991, kur Armenia e pushtoi rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili nga komuniteti ndërkombëtar edhe sot e tutje njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.