E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Azem Hajdari flet për politikën dhe kujtimin e veçantë nga babai

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Azem Hajdari flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Abc News mbi jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.

Më i vogli i familjes gëzon sot plot 22 vite, pasi lindi pikërisht pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Thotë se edhe pse nuk e ka njohur atë, e quan një nga frymëzimet më të mëdha, ndërsa me krenari e cilëson motivuesin më të madh shpirtëror dhe ruan me fanatizëm një unazë që i përkiste atij.

Hajdari nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në sferën politike në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët, ndërsa shprehet se politika shqiptare sot është në duart e disa njerëzve që mendojnë për interesat personal duke lënë pas mirëqenien e popullit.

Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet e quan një vendim rrufe, duke ndarë të njëjtin qëndrim me motrën e tij e cila vendosi të qëndrojë në Kuvend.

Kritikat ndaj Rudinës, Azem Hajdari i quan të padrejta, ndërsa duke peshuar qëndrimin e saj dhe vëllait të madh Kiri, thekson se të dy ata qëndrojnë në krah të demokracisë.

-Ju jeni ende në moshë të re dhe deri më sot keni qëndruar jashtë sferës publike dhe politike. Por duke qenë se mbani emrin e babait tuaj që konsiderohet si “Pishtari i Demokracisë” jo pak herë keni qenë në vëmendjen e mediave. A ju bezdis ky fakt?

Vëmendja e mediave nuk më bezdis aspak, përkundrazi e shoh si një mundësi më të mirë për të kontribuar për vendin një ditë kur të jetë momenti i duhur.

-Çfarë studioni dhe çfarë ju ka shtyrë në këtë drejtim?

Momentalisht po ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor. Për mua një formim i tillë ka përzgjedhjen më të duhur të informacionit për të ardhmen.

-E keni menduar ku e shikoni veten në të ardhmen, në fushën e drejtësisë si nëna juaj apo keni ndërmend t’i futeni politikës?

Pasionin tim për të drejtën kam vendosur ta ndjek nëpërmjet angazhimit në jetën politike. Për mua një politikbërje e mirë forcon shtetin e së drejtës.

-A ka ndikuar fakti që mbani emrin e babait tuaj në ecurinë e jetës tuaj apo qoftë edhe në vendimet për të ardhmen?

Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë.

-Çfarë mendoni për politikën në Shqipëri dhe situatën ku ajo ndodhet aktualisht?

Lexo edhe :   Ralf Gjoni i zhgënjyer nga Rudina Hajdari/ PD-PS-LSI si 'Game of Thrones', po luftojnë për interesat e tyre

Mendoj se politika në Shqipëri është ndër ditët e saj më të këqija pasi ndodhet në duart e disa njerëzve të shtirur, që veprojnë për interesa personale pa menduar për të mirën e popullit.

Lexo edhe :   “I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

-Nëse në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët do merrnit një ftesë për t’u angazhuar në politikë do e pranonit?

Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë.

-Jeni ju mbështetës i qëndrimit në parlament i motrës suaj, Rudina Hajdari, pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet?

Jam pro çdo qëndrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton.

-Vendimi i saj solli shumë reagime në media, ndërkohë që shumë figura politike të PD e kritikuan. Si i pritët ju këto qëndrime?

Kritikat ndaj Rudinës i shoh të padrejta, pasi çdo çdokush mund të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe të sigurojë karrierën politike duke ndjekur verbërisht vendimet e kryetarit te partisë, por vlera e vërtetë është të zgjedhësh rrugën më të vështirë dhe rrezikun për hir të demokracisë dhe mbarëvajtjes së shtetit.

-Vetë motra dhe vëllai juaj duket se kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në këtë pikë, pasi Rudina Hajdari ka qenë kundër kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga parlamenti, ndërsa Kirin e kemi parë të shfaqet në disa prej protestave kombëtare që ka mbajtur opozita. Ju çfarë mendoni për këto dy pole le të themi, brenda familjes?

Nuk do t’i quaja pole dhe aq më pak të kundërta pasi të dy qëndrojnë krah demokracisë.

-Çfarë marrëdhënie keni me nënën, motrën dhe vëllain? A kanë ndikuar ata në vendimet tuaja për jetën?

Marrëdhëniet tona janë më të mirat e mundshme por personi i vetëm që ka ndikuar në vendimmarrjen e jetës sime është babai im edhe pse nuk e kam takuar kurrë.

-A mbani me vete sende që i përkisnin babait tuaj?

Po, kam një unazë që i përkiste atij.

-Çfarë ndjesie është të kesh emrin e babait që nuk e ke njohur? E ke ndjerë ndonjëherë detyrim për të ecur në hapat e tij për të përmbushur ato që ai la përgjysmë?

Është një përgjegjësi shume e madhe por pavarësisht se nuk e kam njohur, familjar dhe të njohur vërejnë se ndajmë të njëjtin karakter dhe pasione. Për mua përmbushja e ëndrrës së tij është detyrimi më i madh i jetës sime./abcnews.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...