E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Avokati zapton pronën në Ksamil dhe kërkon legalizim me dokumente false

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për avokatin Gjergji Imeraj në Sarandë, dhe që sipas dokumenteve rezulton se djali i avokatit ka rrethuar një sipërfaqe toke që në fakt është në pronësi të një zonje.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, shkoi në Sarandë dhe Ksamil për të verifikuar rastin.

Në muajin Prill 2021 avokati bashkë me familjarët e rrethojnë këtë pronë me forcë dhe nxjerrin jashtë zonjën, e cila e kishte në përdorim që nga viti 1988.

Stop verifikon pronën në terren që është rrethuar nga avokati dhe djali i tij ka aplikuar për legalizim me dokumente të falsifikuara. Në dokumente deklarohen ndërtime, kur aty nuk ka asnjë ndërtim.

Gazetari i Stop u interesua pranë Kadastrës për të pyetur për këtë procedurë, por thonë që kjo pronë me sipërfaqje 1800 metra katrorë nuk mund të legalizohet.

Gazetari: Kjo një mijë e tetëqind më duhet! Si e ka përfituar, me legalizim?

Kadastra Sarandë: Nuk ma do mendja të japi, nuk jep dot legalizimi 1 mijë e 800 metra , sepse ne jemi tre fish baze, maksimumi deri në pesëqind.

Por avokati përdor një vërtetim hipotekor, që i cilëson prona të tjera dhe i përdor si të dhëna të pronave, që po kërkon të përvetësojë.

Gjatë interesimit për këtë çështje, gazetari i Stop zbulon se avokati Imeraj ka bërë 6 aplikime në total që kërkon legalizim të pronës, kur në fakt nuk ka asnjë ndërtim por vetëm tokë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë- Tani ti i do të tëra me deklarimet, që ke?

Gazetari-Po,po! Për sa ka aplikuar ky? 1,2,3,4,5,6?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Pesë i ka në emrin e tij dhe një në të djalit.

Gazetari-Gjashtë prona ka aplikuar për legalizim ë..?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Dy, katër, pesë, po!

Gazetari-Ku janë ato, në Ksamil dhe Sarandë dhe një në Finiq?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Tre janë në Ksamil, një në Finiq, një në Sarandë dhe kjo e katërta prapë në Ksamil. Gjergj Imeraj ka në Ksamil  649, 653. 649 është kjo, ky është objekt 3 kate në Ksamil, është ky këtu 460 metra, këtu ka kontratë shit-blerje, rrethimi.

Lexo edhe :   Rrësheni pa varreza. Bashkia dorëzohet: Blijini 400 mijë lekë te privati

Gazetari-Rrethim është, apo objekt?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo rrethimi, trualli është 460 metra, ka bërë dy aplikime për të njejtën gjë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Jo nuk i ka bërë për të njëjtën gjë, i ka në të njëjtën kohë dy aplikime.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Këto fotot e kësaj.., aq më tepër janë në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë– Nuk e di fare..

Punonjëse, Kadastra Sarandë-S’e shikoj këtej mbrapa.

Lexo edhe :   Studimi: Ndryshimi i klimës po çon në situatat e motit ekstrem

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- Nuk e di fiks.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Ndërkohë që aplikimi është bërë në Ksamil, kjo është nga privatizimi o Arta, nuk duhet të jetë e Ksamilit.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Ina është e njëjta gjë dhe tek ky aplikim, të njëjtat gjëra ka. Tani ai i di, se të tjerët nuk dinë të lexojnë?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Janë të dy aplikimet e Ksamilit, dhe në database janë, në databasën elektronik te kombëtari janë në Ksamil, tek tonat janë në Ksamil.

Gazetari-Në dosje është në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë-Është e Ksamilit, tek kjo këtu ka një hartë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Kurse ajo tjetra është në vend tjetër.

Gazetari-Ja kjo i bie të jetë, zona kadastrale, me këtë objektin këtu, po s’ka objekt fare aty, është pajisur ky me këto?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo, jo, ky është në fazë fillestare fare, sa është aplikuar.

Gazetari-Aplikimi, çfarë ka deklaruar ky për kontenierin?

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Po, për kontenierin, ka dhe këtë vërtetim hipotekor thotë, nga veriu me shesh ndërtimi të Vangjel Langos, nga jugu shtëpi e Rrapos.

Gazetari-Ishte rruga,i ndante dhe pastaj fillon.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- A nuk marr vesh unë.., s’e kam idenë për çfarë është.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Është vërtetim hipotekor.

/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...