Avokati mbrojtës, i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Artan Hajdari theksoi se Prokuroria nuk e ka bazuar në ligj kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit. Sipas Hajdarit, kërkesa nuk ka asnjë bazë ligjore. Ai vuri në dukje se prokuroria nuk ka asnjë indice të arsyeshme dhe asnjë fakt bindës ku ta bazojë kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit.
“Kërkesa është e pabazuar në ligj sepse organi i prokurorisë është i detyruar që në bazë të nenit të Kodit të Procedurës Penale, i cili përcakton se çfarë dhe si bëhet kërkesa. Pavarësisht faktit se kërkesa nuk ka pasur kushtet ligjore, kërkesa e Prokurorisë është e pabazuar në ligj sepse nuk ka asnjë nga garanci nga dispozitat procedurale dhe penale. Vetëm një dokument ligjor ka midis Tahirit dhe kushërinjve të tij dhe nuk ka asnjë vlerë juridike për këtë proces, pasi makina që është shitur dhe që është përdorur nga personat e dyshuar”, u shpreh Hajdari.
Ai vuri në dukje se në gjithë provat e paraqitura del se Tahiri nuk ka asnjë implikim të Tahirit në trafikun e drogës dhe i vetmi dokument ku bazohet Prokuroria është vetëm materiali prej 416 faqesh i dërguar nga Italia.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1105350546256733/
“Nuk mund të thuhet që “dua arrest” pa përmendur dyshimin mbi një indice konkrete. Deputeti mund të përgjigjet përpara drejtësisë vetëm kur ky këshill të jetë i bindur se ka prova që e implikojnë atë. Atëherë çfarë do të thotë për një organ të tillë që abuzon me kërkesa të pabazuara në ligj. Ne e dimë çfarë do të thotë një urdhër arresti i dalë nga materiali prej 416 faqesh. Nuk ka asnjë implikim të deputetit Tahirit që të ketë lidhje direkte apo aksidentale që mund të krijojnë dyshime dhe bindje në prova të arsyeshme. Seanca duhet të ishte e gjitha publike sepse nuk ka asnjë provë që mund të cilësohet sekrete. Heqje e sigurisë personale dhe e lirisë vendoset atëherë kur masat e tjera nuk japin asnjë ndihmë konkrete. Pa e bazuar në kontekstin e çështjes që ka të bëjë me dyshimet kur hetohet një deputet apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë”, përfundoi avokati mbrojtës, Artan Hajdari.