Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini ka folur para pak minutash për mediet. Ai ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e 36-vjeçarit, duke pretenduar se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj.
Martini tregoi detaje nga ngjarja e 4 tetorit, teksa sipas tij, Martinaj ka qenë në lokal kur ndodhi krimi, por nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin e krijuar.
“Klienti im nuk ishte pjesë e sherrit ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Ai nuk kishte asnjë konflikt me Ervin Matën. Ka qenë i pranishëm në lokal, por nuk ka patur lidhje me sherrin e krijuar. Prokuroria kërkoi arrestimin, kërkesa e saj e pa bazuar në ligj, pasi nuk ka prova”, tha Martini.
Ndërkohë sot u zbardh edhe dëshmia e vetë të të plagosurit Ervis Martinaj. Ky i fundit, si edhe avokati i tij, tha se konflikti ndodhi mes viktimës Fabian Gaxha dhe komandos Meviol Bilo.
Aktualisht, në kërkim është shtetasi Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Gjata dhe komandoja Meviol Bilo.