E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Avancimi i teknologjisë/Ja si mund të bëni blerje në Amazon në të ardhmen

Amazon ka tashmë një mënyrë më të shpejtë për të kryer blerje, e cila ju lejon të paguani me pëllëmbën e dorës. Të martën, kompania prezantoi Amazon One, e cila lidh pëllëmbën tuaj të dorës me një kartë krediti, në mënyrë që të mund të vendosni dorën tuaj mbi një sensor për të hyrë dhe për të blerë artikuj në dyqanet e Amazon. Fillimisht, ky proces do të jetë i disponueshëm në dy dyqane të Amazon Go në Seattle, dhe kompania planifikon që në muajt e ardhshëm ta zgjerojë atë në më shumë dyqane të Amazon Go, të cilat janë të vendosura në Seattle, San Francisco, New York dhe Chicago. Amazon ka në plan që në të ardhmen ta përhapë këtë si mënyrë pagese më të shpejtë  pse jo në vende si zyrat dhe stadiumet.

Dilip Kumar, nënkryetari i Amazon për shitjen dhe teknologjinë, tha për CNN Business se Amazon One duhet të kishte qenë në punë edhe shumë kohë para pandemisë.

“Klientët mund ta gjejnë më të përshtatshme hyrjen dhe teknologjinë e pagesave të tilla pa kontakte, dhe bizneset, të cilat gjithnjë e më shumë po kërkojnë zgjidhje teknologjike për të ecur dhe punuar në periudhën e pandemisë, mund ta konsiderojnë gjithashtu mënyrë tërheqëse.

Megjithatë, ideja e dorëzimit të të dhënave biometrike në një nga shitësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara mund të shfaqet edhe si problem. Kur bëhet fjalë për të dhënat e Amazon One, Kumar tha se kompania nuk po ruan asnjë informacion në skanuesit e hyrjes nëpër dyqane. Të gjitha imazhet e pëllëmbëve janë të koduara dhe Amazon i ruan ato me fshehtësi.

Kompania zgjodhi njohjen e pëllëmbës më lehtë sesa një tjetër përmasë biometrike, sepse mund të përputhet më me saktësi dhe një klient e ka më të thjeshtë për ta përdorur atë, tha ai.

Lexo edhe :   Sheiku i Mançester Siti “pushton” futbollin, blen klubin e 11-të

“Unë i inkurajoj njerëzit ta provojnë, të shohin nëse ju pëlqen si përvojë dhe pastaj të largohen nga atje nëse nuk ju pëlqen”, tha Kumar.

Amazon One – është mënyra më  e thjeshtë  në përpjekje të gjatë prej disa dekadash për t’i bërë blerjet më të shpejta dhe më të përshtatshme.

Përpara se ta provojnë, përdoruesit duhet të fusin një kartë krediti në një pajisje Amazon One dhe të mbajnë një pëllëmbë mbi të, në mënyrë që të skanohet. Në një përpjekje për ta bërë sistemin sa më të saktë që të jetë e mundur, tha Kumar, një aparat fotografik merr imazhe të shumta të vijave të holla të pëllëmbës dhe kap disa detaje nën lëkurë, të tilla si venat, që nuk janë aq të dukshme në fotografitë e zakonshme.

Lexo edhe :   Sheiku i Mançester Siti “pushton” futbollin, blen klubin e 11-të

Pas regjistrimit, një përdorues mban pëllëmbën e tij mbi një skaner të Amazon One për të hyrë në dyqan. Pastaj, gjithçka që ata marrin do të ngarkohet automatikisht në kartën e kreditit të lidhur me pëllëmbën e tyre. Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të përdorin të njëjtën pëllëmbë për të hyrë dhe për të blerë në dyqane të ndryshme të Amazon, tha Kumar. Në fillim, përdoruesit do të jenë në gjendje të lidhin një kartë krediti me njërën ose të dyja pëllëmbët. Por Kumar gjithashtu tha se shumë shpejt mund të vëmë në përdorim një kartë krediti për secilën pëllëmbë.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/09/29/tech/amazon-one-palm-payment/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...