”Autori u largua me makinë”/ Detaje nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit

Zbardhet dinamika e ekzekutimit të 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se autori i dyshuar, pasi ka kryer krimin ka vjedhur automjeetin e një qytetari dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja që tronditi Elbasanin por edhe të gjithë vendin, ndodhi rreth orës 14:00 në lagjen ”5 Maji”.

Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së, të cilët po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina i janë afruar dhe kanë nisur të debatojnë e të përplasen fizikisht me njëri tjetrin.

Xhuvani së bashku me dhëndrin e tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori i policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur 56-vjeçarin.

Nga përplasja me armë mbetën dhe 4 të plagoisur, midis të cilëve dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe një një person i identifikuar si Klement Xhaferi, një emër i njohur për përplasjen e 14 marsit në Elbasan mes PD e PS.

Gjithashtu, të plagisur kanë mbetur edhe policja e njësisë Shqiponja, Xhensila Sota, si dhe një qytetar.