E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Autori me kapuç ekzekutoi Emiljano Ramazanin për 30 sekonda (Video)

“Abcnews” ka siguruar videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Në pamjet filmike duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person që prej brenda.

Pasi kryen krimin gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Emiliano Ramazani është një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi, por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...