Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar.
Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë mjetin e autorëve.
Këta të fundit, nuk i janë bindur urdhërit për kontroll dhe janë përplasur fizikisht me policët, dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.
Sipas të dhënave, janë identifikuar autorët por emrat nuk bëhen ende me dije. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ata të RENEAS dhe një autoblind.
Ngjarja ka hapur panik tek qytetarët e shumtë në një orar tejet të vizitueshëm të qytetit, ndërsa në Mamurras është nisur edhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë.