E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

‘Autorët me rroba ushtarake’/ Detaje të reja nga vrasja e efektivit të FNSH-së

Detaja të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Xhulio Prela.

Konflikti mes Xhulio Prelës dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental. Bëhet me dije se autorët dhe viktima janë konfliktuar për dritat e gjata të makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Autorët e vrasjes Nikoll Sherrniku dhe shtetasi B.M., janë identifikuar nga kamerat e një karburanti. Autorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe sapo ishin kthyer nga gjuetia.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar Nikoll Sherrnikun 21-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi B.M.

Si ndodhi vrasja

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush, në orën 03:00 të mëngjesit, teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra, duke përfunduar në anë të rrugës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...