E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Autorët fshihen në Greqi? Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 6 qershorit.

Mësohet se një automjet tip ”Ford”, është gjetur i djegur ë vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol. Sipas hetuesve, dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, pranë banesës së tij.

Pasi kanë ekzekutuar Memën, mendohet se autorët kanë kaluar Butrintin, duke përdorur Lundrën, dhe më pas kanë përshkuar aksin Vrine-Çiflik, deri në vendin ku u gjet automjeti i djegur.

Fakti që mjeti është gjetur pranë kufirit ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha”, në Sajadhe të Igumenicës dhe se tashmë ndodhen të fshehur në Greqi.

Si ndodhi vrasja

Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë, dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Memaj ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi të. Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e një hoteli përballë banesës.

Gramoz Mema, 40-vjeçari i ekzekutuar
Gramoz Mema, 40-vjeçari i ekzekutuar

Pistat e hetimit

Policia është duke hetuar mbi marrëdhëniet në emigracion të 46-vjeçarit dhe lidhjet e dyshimta me aktivitete që nuk kanë të bëjnë me biznesin e tij. Viktima prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi në Britaninë e Madhe dhe kishte vendosur që të hapte një biznes në Ksamil, ku edhe jetonte vetëm me të ëmën.

Më parë, ai ka jetuar dhe punuar në Greqi. Edhe pse udhëtonte shpesh jashtë vendit, Gramoz Mema nuk njihet si person me konflikte të mëparshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...