Kronikë

Video/Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse, shoferi ‘zhduket’ nga vendi i ngjarjes

               Publikuar në : 22:23 - 11/09/19 M. S

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një mjet luksoz është përmbysur tek sheshi “Shqiponja”.

Një automjet luksoz tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë.

Drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar, është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe kërkimin e drejtuesit të mjetit.

 

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT