Tre pasagjerë të linjës “Tirana e Re” kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”.
Autobusi është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore. Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit, kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjerë.
Bëhet fjalë për shtetaset F.D., 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus, kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.