Austria ka vendosur sot që të heqë ndalesën e fluturimeve për shkak të koronavirusit me 18 vende.
Duke filluar nga data 1 gusht, avionët lejohen të ulen përsëri nga të gjitha shtetet. Por, ata që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të tregojnë një test negativ për koronavirusin.
Qytetarët nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti do të kenë mundësi të fluturojnë tashmë drejt Austrisë. Kjo e fundit ndaloi zbarkimin e qytetarëve nga këto shtete më datë 16 korrik.
Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpriti heqjen e ndalimeve të fluturimeve, gjë që do të çonte në një ndryshim të fluksit të udhëtimit dhe do të dëmtonte Austrinë si një vend biznesi dhe turizmi.
Mediat austriake shprehen se me rregullat e aplikueshme të hyrjes, garantohet siguria më e madhe e mundshme dhe liri më e mirë e mundshme e udhëtimit.