E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Austria ndërmerr vendimin drastik: Të pa vaksinuarit të izolohen!

Austria është disa ditë larg urdhërit të miliona njerëzve të pa vaksinuar, që të qëndrojnë në shtëpi, tha kancelari Alexander Schallenberg të enjten.

Schallenberg u tha gazetarëve se shkalla e vaksinimit të vendit ishte e ulët, dhe la të kuptohet se masa do të fillonte brenda disa ditësh. “Në shtetet e tjera, kjo normë është shumë më e lartë. Eshtë e turpshme, pasi kemi mjaft vaksina në dispozicion”, tha Schallenberg.

Sipas planit të vendit, i cili u ra dakord në shtator, austriakët e pa vaksinuar do të përballen me një urdhër qëndrimi në shtëpi, pasi 30% e shtretërve të kujdesit intensiv të jenë të zënë nga pacientët Covid-19. Shkalla aktuale është 21%, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES)

Njerëzit e pa vaksinuar tashmë janë të përjashtuar nga ambientet argëtuese, restorantet, parukierët dhe pjesët e tjera të jetës publike në Austri. Nëse masat e reja hyjnë në fuqi, të pa vaksinuarit do të urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të disa arsyeve të kufizuara; rregullat do të kontrollohen nga oficerët që kryejnë kontrolle në vend për ata që janë jashtë.

Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Evropian.

“Është e qartë se ky dimër do të jetë i pakëndshëm për të pa vaksinuarit”, paralajmëroi Schallenberg, duke shtuar se “bllokimi mund të vijë shumë më shpejt se sa mund të mendojnë disa”.

Pas njoftimit të Schallenberg, guvernatori i provincës së Austrisë së Epërme, në veriperëndim të vendit, tha se planifikoi të vendosë një bllokim për të pa vaksinuarit të hënën. Ai do të prezantohet “me kusht që të ketë një dritë jeshile ligjore nga qeveria federale dhe/ose të krijojë bazën ligjore për të”, tha guvernatori Thomas Stelzer në një deklaratë për Reuters, duke e cilësuar situatën në rajonin e tij si “dramatike”.

Lexo edhe :   Një infermiere akuzohet për bërjen e kartave të rreme të vaksinës Covid-19

Austria e Epërme, në veriperëndim të vendit, mund të bëhet provinca e parë që do të vazhdojë me këtë masë, njoftoi të enjten në një deklaratë guvernatori i provincës Thomas Stelzer. Rajoni është zona më e prekur e vendit, me Stelzer që e quajti situatën në provincën e tij “dramatike”.

Në Gjermaninë fqinje, ministrat kanë rritur retorikën e tyre ndaj atyre që nuk janë vaksinuar. Kryeqyteti i saj, Berlini, njoftoi të mërkurën se do të ndalojë njerëzit që nuk janë vaksinuar nga ngrënia në ambiente të mbyllura, bare, palestra, parukeri dhe kinema nga java e ardhshme.

Lexo edhe :   A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Zyrtarët gjermanë ndërkohë paralajmëruan të enjten se vendi mbetet nën kontrollin e një rritjeje “shumë shqetësuese” të rasteve me Covid-19, dhe këshilluan banorët që “të anulojnë ose shmangin urgjentisht ngjarjet më të mëdha nëse është e mundur, por edhe të reduktojnë të gjitha kontaktet e tjera të panevojshme”.

Sipas Institutit Robert Koch, shkalla e incidencës shtatë-ditore në vend është rritur në 263.7 raste për 100,000 njerëz — nga 169.9 raste të raportuara një javë më parë.

Autoritetet në shtetin më të pasur të vendit, Bavaria, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme të enjten. “Pandemia e koronavirusit kërcënon jetën dhe shëndetin e një numri të madh njerëzish në të gjithë shtetin e Bavarisë”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit të shtetit të mërkurën, duke shtuar se “në shumë spitale, tashmë nuk ka ose ka shumë pak kapacitete në dispozicion”.

Për të dytën javë radhazi, Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku rastet dhe vdekjet u konstatuan se po rriteshin në raportin javor global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...