E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Australi/ Ish-deputetja akuzon ministrin: Më ka ngacmuar seksualisht

Ish-deputetja e Australisë Julia Banks bëri një deklaratë të fortë, ku ngriti akuza ndaj një ministri aktual në qeveri, se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 2017.

Banks, e cila bëri rrëfimin në një nga kujtimet që ka botuar së fundmi, tha se zyrtari i vuri dorën te këmba e saj e më pas në kofshë, gjatë një seance parlamentare, përpara se ai të largohej, shkruan BBC.

Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme. Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, ai duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë”, tha Banks.

Zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison ka reaguar pas kësaj duke e cilësuar sjellje të papranueshme dhe duke thënë se nuk ishin në dijeni të kësaj situate më parë.

Në një fragment nga kujtimet e saj, zonja Banks nuk e identifikoi burrin, për të cilin ajo tha se ishte akoma në kabinet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...