E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Audio përgjimi/ Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg” për mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Priftin, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në shtëpinë dhe zyrën e tij, policia dy ditë më parë sekuestroi një shifër rekord në vlerën e 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra,  por mjeku tha se paratë i kishte nga puna dhe shit-blerja e pronave.

Ndërkohë, një audio e publikuar në rrjetet sociale, jep një nga moment se si mjeku Edvin Prifti i drejtonte pacientët drejt privatit në kohën e pandemisë.

Me argumentin se QSUT-ja është e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira.

“Ka ardhur urdhri që të mos bëjmë operacione dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë ose që ta çojmë pacientin në shtëpi dhe kur t’i vijë radha,. Se mund të bëjmë operacionin dhe infektohet me virusin e ri, ne në kushtet aktuale, këto kemi, kështu që do të mbetet kur t’i vijë radha. Versioni tjetër është që nëse do të japësh zgjidhje, por jo në QSUT. Është infektuar i gjithë spitali, pacientë të gjithë. Ose mbetet të shikosh një alternative ku ta përballosh në privat, por të duash të jap një numër celulari që të interesohen, nëse shkon në një spital provat dhe i thua dua të më operoj operoj profesor Edvini prap unë ta operoj, por e operojmë në kushte të tjera. Më kupton. Nëse do me e bë, bëje atje.

Ja ta jap numrin e asaj vajzës që është te spitali privat dhe interesohu, vij unë mos ki merak. Po të jap numrin e telefonit që të informohesh se brenda çmimit ato kanë të vijnë ta marrin me ambulancë me të gjitha dhe do u thuash që dëgjo më tha profesori, se janë në një periudhë që kanë bërë zbritje ato, mundohu që të kursesh sa më shumë, këtu vër diskun e koronografisë, që të mos e bësh edhe një herë atje koronografinë, thuaj doktorin këtu kam kopjen e diskut, se po ta bësh nga e para kushtojnë 850 euro, dhe thuaj profesori më tha që keni bërë një zbritje dhe po re dakord mos e zgjat, merre shpejt dhe çoje”, dëgjohet mjeku teksa bën pazar me një prej pacientëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...