E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Audio-përgjimet/PD nxjerr videon: Legalizimet u përdorën në masakrën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pohon se deklaratat e kreut të Kadastrës, Artan Lame janë provë që me urdhër të kryeministrit Rama, legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale.

Partia Demokratike i është përgjigjur komenteve të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, në lidhje me audio-përgjimin e publikuar vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ai dëgjohej të udhëzonte vartësit për procesin e legalizimeve.

Bardhi ka publikuar një video ku dëgjohet kryeministri Edi Rama që premton para zgjedhjeve të vitit 2013 se procesin e legalizimeve do ta drejtojë vetë. Më pas, jepet audio-përgjimi i Lames. Sipas Bardhit, kjo gjë tregon se administrata dhe legalizimet u përdorën për vota me urdhër të Ramës.

Statusi nga Gazment Bardhi

Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore.

Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre.

Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...