Atentati në Bulqizë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Policia e Bulqizës ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti.

Në kërkim është shpallur shtetasi B.Z.

”Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.”, informon policia.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.