Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, u plagos në shpatull gjatë një takimi të asamblesë provinciale në Narowal, provincën Punjab. Një djalë i ri e qëlloi ministrin me armë zjarri sapo ky i fundit doli nga makina. Policia pakistaneze arrestoi menjëherë agresorin.
Ministri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, kryeministri pakistanez Shahid Khaqan Abbasi ka “dënuar ashpër” sulmin ndaj z. Ahsan Iqbal dhe ka bërë thirrje për një raport të menjëhershëm të incidentit nga Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Punjab, sipas një deklarate nga zyra e tij.