E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Atentat me dron-tritol biznesit të Kokës pas përplasjeve me Metën dhe LSI-në

Biznesi i deputetit Lefter Koka u sulmua pak ditë më parë me tritol, duke përdorur metoda të sofistikuara. Koka kandidoi me PS në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ishte objekt sulmi si nga kryetarja e LSI-së, ashtu dhe nga presidenti Meta dhe eksponentë të degës së LSI-së në Durrës. Me anë të një droni është bërë e mundur hedhja e një sasie tritoli në kantinat e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një shoqëri aksionere ku aksioner kryesor është Lefter Koka.

Policia njoftonte se nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale. Si autor i dyshuar është arrestuar shtetasi Gentian Meta, 44 vjeç nga Shijaku, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.  Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “Arrestit me burg”.

Ja çfarë njoftonte policia

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine tre-katëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë”, njoftoi policia.

Shkaqet e sulmit me tritol

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar këtë ngjarje, i cili thuajse e ka dokumentuar me prova dhe fakte, jo vetëm dinamikën, por ka mësuar edhe motivin e sulmit. Sipas hetuesve, shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se Gentian Meta, 44 vjeç, ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995, ndërsa ish-ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri. Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, policia arrestoi menaxherin e lokalit të Gentian Metës dhe vëllanë e tij, por që nga hetimet rezultuan se ata nuk kanë pasur lidhje me sulmin ndaj biznesit të deputetit socialist.

Përplasjet Meta-Kryemadhi- Koka

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Koka u sulmua nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbi koncesionin e inceneratorëve.

“Sapo jam informuar që kam marrë materialin para disa ditësh duke ndjekur hap pas hapi gjërat. Ka një gjë që të bën përshtypje që për herë të parë shikoja një firmë të kryeministrit Edi Rama në një vendim qeverie. Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI-në është bërë e njohur në nëntor të 2017. Asnjëri nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë, por edhe ministrat e tjerë që kanë qenë në qeveri nuk kanë pasur dijeni. Ka vetëm një letër të z.Vasili që ja drejton Këshillit të Bashkisë Fier që kërkonte bashkëbisedim me grupet e interesit.

Unë për herë të parë kam dëgjuar për inceneratorët kur kam shkuar në Mbrostar. Aty kam dëgjuar pë herë të parë kur z. Koka është ankuar te ish-kryetari i partisë (Ilir Meta). Dhe unë i kam thënë; ti e di shumë mirë qëndrimin tim. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje”, ka deklaruar më herët Kryemadhi.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka akuzuar Lefter Kokën se bashkë me djalin dhe ‘bandën’ e tij ka blerë vota në Durrës, për llogari të Edi Ramës. “Pse shkon presidenti në Durrës, kush e krijon tensionin në Durrës? E di i gjithë populli i Durrësit pse ka tension në Durrës. Sepse Durrësi i urren bandat, nuk i duron dot. Në Durrës janë tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy bandat e njohura, Vangjush Dako me bandën e Durrësit dhe Shijakut që blen vota me ndihmën e policisë, Ard Çela i OSHE-së që blen vota, dhe i treti që duhej të ishte në burg është Lefter Koka, me djalin dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë dhe gjithë njerëzit. Që të mos votojnë LSI-në që e bëri ministër, edhe mbajtën mbi supe gjithë barrën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërinë e djalit të tij që del me pistoletë pa leje, shtëpi në shtëpi për të blerë vota me porosinë e Edi Ramës. Shqetësimi është që të vidhen votat e LSI-së sepse LSI-ja rritet sa më shumë i bien gjethet e kalbura. Është në SPAK kjo, ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Meta. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...