E premte, 28 Janar, 2022
7.5 C
Tirana

Atentat me armë zjarri ndaj 35-vjeçarit, i vëllai ekzekutoi fqinjin në qershor

35-vjeçari Albi Bashaliu është ekzekutuar në rrugë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hene në fshatin Gjoçaj të Peqinit. I ndjeri është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg, pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Ylben Xhahysën, për një konflikt të ndodhur 5 vite më parë. Viktima i kishte gërvishtur makinën. Për këtë arsye, pista kryesore në të cilën po heton policia është se ekzekutimi i 35-vjeçarit është vrasje për hakmarrje.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale, që shërben për identifikimin e autorëve”.

Familja Bashaliu rezulton të ketë “hesape” të pa mbyllura me familjen Xhahysa që jetonte në të njëjtin fshat.

Leonard Bashaliu ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit 44-vjeçarin Ylber Xhahysa. Ngjarja u regjistrua në të njëjtin fshat, pas një konflikti ku u përfshinë viktima dhe autori. Ata fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Bashalliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Pas krimit, Leonard Bashaliu ka tentuar të arratiset, por është vënë në pranga nga policia. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale. Ai ka treguar se para pesë viteve, Xhahysa e kishte qëlluar me grusht, ndaj ka nisur i gjithë sherri.

Nuk dihet ende nëse pjesëtarë të familjes Xhahysa janë marrë në pyetje, apo nëse janë shoqëruar për vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Alarm fals në Elbasan!S’ishte pako me ek*ploziv, por pajisje elektronike

Pakoja që ngriti në këmbë policinë në Elbasan, ka qenë alarm fals. Fillimisht u dyshua se brenda pakos kishte lëndë plasëse. Ekspertët e fushës...

Eleminimi i një deputeti/Spartak Braho përfundon në SPAK

Pas deklaratës se në protestën e 8 janarit të organizuar nga Sali Berisha do të vritej një deputet në oborrin e PD-së, Spartak Braho...

Vendimi/Einxhel Shkira largohet nga “Big Brother” (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Einxhel Shkira lëndoi krahun gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë. Einxhel e cila tentoi të kapërcente një orendi në formë...

Përse Parlamenti njohu pafajësinë e të dënuarve politikë në 1992

Nga: Besim Ndregjoni Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të komunizmit në këtë periudhë kohore postkomuniste, ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm...

Elbasan/E*sploziv në rrugë, pritet shpërthimi i kontrolluar 

Një pako e dyshimtë ka alarmuar banorët në qytetin e Elbasanit. Burimet paraprake bëjnë me dije se pakoja është vendosur në një nga rrugët...