E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Ata flisnin bullgarisht ose shqip”, dëshmia tronditëse për vrasjen në Greqi

Vrasja e 20-vjeçares greke ka përfshirë hetuesit, policinë, mediat greke dhe opinionin publik. Një ngjarje makabre, ku grabitësit kishin shkuar me një plan të mirëpërgatitur për të vjedhur, por për fat të keq humbi jetën edhe një nënë e re.

Ajo u torturua nga grabitësit të cilët e kishin lidhur. Pranë saj ndodhej edhe foshja e saj, e cila nuk e kuptonte që e ëma kishte ndërruar jetë. Ishte ky fati tragjik i Carolinës 20-vjeçare, e cila vdiq në banesën e saj në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të bashkëshortit të Carolinës, 20-vjeçares britanike që u vra në Greqi para pak javësh. Piloti 33-vjeçar përshkroi me hollësi gjithçka që ndodhi që nga momenti kur grabitësit hynë në shtëpi.

Ai ka thënë se autorët flisnin mjaft mirë greqisht, por në një moment ata kanë folur bullgarisht ose shqip. Atij i kishin lidhur gojën dhe e kishte humbur vetëdijen. E ndërsa kur ishte zgjuar, ai kishte parë se bashkëshortja e tij kishte vdekur.

Dëshmia e plotë e 33-vjeçarit

“Ne duhet të kemi fjetur midis orës 01:15 dhe 01:30. U zgjova kur dëgjova një kërcitje nga doreza e derës. Nuk e kuptova se sa ishte ora. Kur hapa sytë, pashë tre burra që hynë në dhomë.

Ai m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte ndonjë gjë, unë i thashë: Në dhomën e ndenjes ka 10.000 euro. Ju lutemi mos na shqetësoni. Pastaj ai e lëvizi Carolinën që të zgjohej, ndërsa kjo e fundit sapo pa grabitësit filloi të bërtiste.

Pastaj autori i dytë me pistoletë e sulmoi atë. Burri i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu fytyrën poshtë me një dorezë të mprehtë dhe ia ktheu kokën drejt dyshekut ose jastëkut. Sapo shkova të reagoja, ai futi pistoletën në anën e djathtë të qafës së Caroline, pastaj më hodhi në dysheme.

Lexo edhe :   Në Greqi nxjerrin foton, ky është shqiptari që vrau 20-vjeçaren Caroline

Autorët flisnin mirë greqisht, por në një moment ata folën në një gjuhë që më kujtonte atë bullgarisht ose shqip. Për shkak se më kishin lidhur gojën, në një moment e humba vetëdijen plotësisht. Kur u zgjova, nuk dëgjova asgjë.

Nuk e dija sa kohë kishte kaluar, nuk mund ta kuptoja nëse ishte agim apo jo. Njëri nga grabitësit ka buzë të mëdhaja dhe hundë të mprehtë, fytyrë të rrumbullakët dhe të parruar, të zbehtë (jo si e imja, pasi unë jam biond).

Lexo edhe :   Pas Pireut, porti i Selanikut do të menaxhohet nga rusët, çfarë do të bëjë SHBA

E kuptova që ai është mbi 35-vjeç. Ishte rreth 1.70 metra. Kur u ngrita pashë gruan time me fytyrë poshtë në shtrat, e palëvizur. Duart e saj ishin të lidhura pas shpinës me disa rroba dhe vajza jonë ishte pranë saj zgjuar, por ajo nuk po qante.

Unë përqafova gruan time dhe vajzën tonë duke qarë, dhe pastaj polici më tha “ai është zhdukur, përpiquni të qetësoheni”. Kuptova se ajo kishte vdekur. Unë u shokova, përqafova vajzën time dhe zbrita poshtë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...