Politikë

Astrit Patozi: Ka vetëm një mënyrë për t’u hakmarrë dhe për t’i ndëshkuar mëkatarët

               Publikuar në : 17:52 - 26/06/19 Enno

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të shkojnë e të votojnë në 30 qershor. Sipas tij, vetëm kështu mund të ndëshkohen shkaktarët që i kanë bërë dëm vendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi i fton qytetarët që të mos i binden partisë dhe thirrjeve të tyre që përçojnë urrejtje.

“Ka vetëm një mundësi për ta shprehur mospranimin tënd ndaj kësaj politike të shëmtuar sherresh dhe pazaresh të pista, ku të njëjtët personazhe të konsumuar, veçse ndërrojnë rolet prej 30 vjetësh.

Mos e shiko atdheun me syzet e atyre që ta paraqesin si parajsë, vetëm se ata i kanë hipur kalit të pushtetit, por, as atyre të tjerëve, që thonë se jemi në skëterrë, vetëm sepse ata kanë zbritur nga kali”, nënvizon Patozi.

Statusi i plotë:

VOTO BINDJEN TËNDE MË 30 QERSHOR!

Ka vetëm një mënyrë për ta shprehur refuzimin tënd për këtë qeveri. Për të marrë hak ndaj korrupsionit, arrogancës dhe karshillëkut të “Rilindjes”.

Ka vetëm një mundësi për ta shprehur mospranimin tënd ndaj kësaj politike të shëmtuar sherresh dhe pazaresh të pista, ku të njëjtët personazhe të konsumuar, veçse ndërrojnë rolet prej 30 vjetësh.zgjedhjet

Mos e shiko atdheun me syzet e atyre që ta paraqesin si parajsë, vetëm se ata i kanë hipur kalit të pushtetit, por, as atyre të tjerëve, që thonë se jemi në skëterrë, vetëm sepse ata kanë zbritur nga kali.

Shqipëria normale nuk ka asnjë lidhje me thirrjet dhe kërcënimet e tyre.

Ka vetëm një mundësi që të mos e presësh nga qielli drejtësinë e munguar dhe ndryshimin.

Mos iu bind atyre që të ftojnë për të shkuar në një festë me lugë të zbrazët dhe, as të tjerëve që të ndjellin t’i vesh flakën shtëpisë tënde. Secili e bën për hallin e vet, që nuk ka asnjë lidhje me tëndin.

Ka vetëm një mënyrë për t’i ndëshkuar ata që e kanë shkaktuar; në mes të kësaj marrëzie mëkatarësh, ndiq zërin e ftohtë të arsyes.

Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për sa po ndodh, por përmes teje duam të marrim të gjitha përgjegjësitë për një të ardhme tjetër për Shqipërinë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT