E shtunë, 11 Korrik, 2020
21 C
Tirana

“Astiri”, njerëzit u shpallën “jetë-lakuriq”

Më të lexuarat

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Nga Fitim Zekthi

Deri më sot, bota ka parë se vetëm kur Policia ndjek kriminelët apo terroristët i rrethon ata në banesa, shtëpi, godina etj., ajo përdor gaz lotsjellës në lagje, ambiente banimi, shtëpi. Edhe këto raste janë të pakta, por gjithsesi ka. Pasi e kish bërë disa kohë më parë me banorët te “Bregu i Lumit”, Policia shqiptare, herët në mëngjes, pa zbardhur mirë, dërgoi forca të shumta për të mbështetur prishjen e banesave te zona e quajtur “Astiri”.

Protestës së banorëve për të mbrojtur banesat e tyre, Policia iu përgjigj me dhunë. Ajo përdori, veç goditjeve ndaj banorëve të çdo moshe apo gjini, drurin, arrestimet, gazin lotsjellës.

Këto sjellje nuk kanë asnjë emër, veç poshtërsisë dhe perversionit. Kushdo që do t’i shihte në televizor, do të mendonte se pamjet vijnë nga Rripi i Gazës ose Bregu Perëndimor, ku ushtria izraelite po kërkon ndonjë luftëtar të Hamasit të fshehur në shtëpi, ose nga Lahore apo Karaçi, ku ushtria pakistaneze po kërkonte ndonjë terrorist të fshehur, ose nga periferitë e Nju Jorkut, ku Policia kishte rrethuar trafikantë droge etj.

Të gjitha regjimet kriminale, ato që personalizojnë pushtetin dhe institucionet te një emër njeriu, autokracitë apo totalitarizmat, veprojnë bash në këtë mënyrë. Populli, njerëzit, banorët e thjeshtë, janë kundërshtarët, janë armiqtë, janë ata, ndaj të cilëve vetëm duhet ushtruar pushteti. Ata, njerëzit, zotërojnë (pjesërisht) vetëm trupin e tyre dhe kanë jetë vetëm si qenie biologjike.

Në Romën e vjetër përdorej një formë dënimi mjaft mizore. Personi i dënuar shpallej homo saccer, që të thoshte se ai nuk ishte më anëtar i shoqërisë, atë mund ta vriste kush të donte dhe nuk mbante përgjegjësi. Homo saccer-i ishte i pavlefshëm sa askush nuk mund ta përdorte atë si blatim për perënditë.

Aristoteli e shihte njeriun si qenie që kishte bios dhe zoe. Bios ka të bëjë me jetën e njeriut si qenie që ka të drejta politike, që ka akses në burime dhe që prodhon qeverisjen. Zoe ka të bëjë me jetën si qenie biologjike, si qenie që nuk ka asnjë dallim nga gjallesat e tjera, që ushqehet, fle dhe kryen veprime fiziologjike. Në polis, njeriu ka edhe bios, edhe zoe. Tipari themelor i polisit është se në të njeriu ka bios, është qenie politike, ka të drejta politike, ka akses në burime, zgjedh qeverinë dhe i kërkon asaj llogari etj.

Homo sacceri, duke u përzënë nga shoqëria dhe duke u bërë subjekt vrasjeje apo dhune nga kushdo, kishte vetëm zoe. Këtë koncept të Aristotelit apo këtë metaforë të homo saccer-it e kanë rimarrë shumë filozofë sot për të shpjeguar regjimet totalitare apo diktaturat e ndryshme. Giorgio Agamben përdor togfjalëshin “jetë lakuriq” për të shënjuar të gjithë ata njerëz, ato grupe shoqërore, ato kategori apo popuj, të cilët nuk kanë asgjë veç jetës si qenie biologjike, nuk kanë asnjë të drejtë politike, me ta mund të bësh ç’të duash, mund t’i përjashtosh nga të drejtat, mund t’i mbash në burg, mund t’i lësh pa ushqim, mund t’i internosh apo burgosësh, mund t’u marrësh pronat pa të gjetur asgjë.

Pak a shumë, të tillë ishin ata që dergjeshin në kampet e komunizmit, ata që treteshin në kampet e nazizmit, ata që punonin në minierat e Burrelit apo të Spaçit, ata që u shkatërruan në kënetën e Maliqit, ata që u dërguan nga Pol Poti në fshatra dhe u vranë, ata që detyroi Stalini të vdisnin nga uria në Ukrainë etj.

Ajo që bëri dhe po bën qeveria Rama me banorët e “Bregut të Lumit”, me banorët e “Astirit”, me ata që i burgosi për mospagim dritash dhe i shtyu në depresion, me ata që burgosi për rregullim çatish apo rregullim suvash etj., etj., është pikërisht shpallja e këtyre njerëzve si qenie homo saccer, ose si qenie që kanë vetëm zoe apo si qenie që kanë vetëm “jetën lakuriq”.

Hedhja e gazit lotsjellës në pikë të sabahut, në lagje, në banesa, detyrimi i fëmijëve dhe i të moshuarve të dalin nën uturimat e fadromave nga shtëpitë e tyre, arrestimet apo dhuna, hedhja në rrugë e familjeve, tregon se për këtë qeveri, se për Kryeministrin Rama dhe për kryetarin e bashkisë, Veliajn, (i cili nuk lë rast pa bërë sikur qan apo i dhimbsen fëmijët dhe të moshuarit), njerëzit tek “Astiri” janë thjesht qenie me “jetë lakuriq” janë homo saccer. Për këtë qeveri, ata nuk kanë të drejta.

Në momentin që një qeveri konsideron pjesë të popullit të saj si një qenie me “jetë lakuriq” apo si qenie që kanë vetëm zoe, ajo shumë shpejt do të konsiderojë të gjithë popullin si të tillë. Kjo është forma më e lartë e perversionit politik, thotë Agamben.

Në fund të fundit, Rama, Veliaj, Lleshaj, Ruçi etj., nuk e shohin Tiranën dhe Shqipërinë si një polis, por si një pyll apo shkretëtirë, në të cilën çdo gjë e gjallë nuk duhet të ketë të drejta politike, nuk duhet të ketë akses në burime dhe nuk duhet të zgjedhe qeverinë dhe t’i kërkojë asaj llogari. Në këtë pyll apo në këtë shkretëtirë, të gjitha gjallesat janë subjekt i pushtetit, janë subjekt i ushtrimit të pushtetit dhe secila prej tyre apo edhe grupe-grupe kanë thjesht (pjesërisht) vetëm trupin. Në këtë kuptim, ajo që ndodhi tek “Astiri” është një leksion i madh politik nga Rama për çfarë është vetë Rama dhe për çfarë janë njerëzit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbyllet me barazim derbi Partizani-Tirana

Derbi i sotëm Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo ndeshje nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi...

Shtimi i rasteve të reja/ Bino sugjeron mbylljen e fundjavave

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur rreth rritjes së numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Në një...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga e hëna mbyllet sërish transporti urban

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qosja thotë se shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë. Në një prononcim...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...