E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Asnjë kandidat pro-rus, ja si Putin po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e Ukrainës

Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë, duke nxitur ndarjet dhe amplifikuar ngjarjet negative, sipas disa analistëve që monitorojnë propagandën e Kremlinit rreth votimeve të 31 marsit.

Raundi i parë i votimit mbahet të dielën, me 39 kandidatë në fletëvotim. Raundi i dytë do të mbahet tre javë më vonë.

Duke mos patur asnjë kandidat pro-rus pjesmarrës në zgjedhje, analistët paralajmërojnë se Kremlini ka përdorur mjetet sociale dhe ndikimin e fshehtë në mediat ukrainase për të penguar zgjedhjet.

Që nga revolucioni i vitit 2014, Ukraina është kthyer me vendosmëri në drejtim të Perëndimit, ndërkohë që Kievi kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Megjithatë, Moska nuk po heq dorë dhe i sheh zgjedhjet e ardhshme si vetëm njërën prej hallkave në një seri betejash strategjike, thotë analisti Vladislav Inozemtsev, drejtor i Qendrës së Moskës për Studimet Post-Industriale dhe autor i një raporti të kohëve të fundit me titull “Forcat e lidhura me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2019 të Ukrainës.”

“Në vitin 2004 dhe 2005, ishte humbja e parë,” tha Inozemtsev në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Ata morën hak në një farë mënyre në vitin 2010 kur u zgjodh Viktor Janukoviç. Pastaj sigurisht nuk kishin ç’bënin në vitin 2014, sepse ishte absolutisht e sigurt që forcat pro-evropiane do të fitonin. Dhe tani kemi një lloj hakmarrjeje të dytë që mund të arrihet nëse Kremlini ndjek një politikë të mençur dhe gjithëpërfshirëse”.

Ukraina ka hequr shumë kanale televizive ruse dhe figura politike të lidhura me Kremlinin si dhe ka bllokuar faqe propagande pro-Moskës në internet apo në mediat sociale. Yevgen Fedchenko, bashkë-themelues i organizatës ‘Stopfake.org’, e krijuar për të nxjerrë në pah dezinformimin që vjen nga Rusia, thotë se Kremlini ka kërkuar kanale të reja ndikimi.

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje

“Ata po kërkojnë gjithnjë e më shumë për të gjetur mediume të reja që mund të përdoren, duke përfshirë Facebook-un si një nga platformat, por gjithashtu duke u përpjekur të ndikojnë në mediat ukrainase, thjesht duke i blerë ato ose duke ndikuar politikat editoriale të tyre apo gazetarët.”

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje

Kreu i Sigurisë së Informacionit në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, Oleksandr Klymchuk, thotë se qeveria ka qenë aktive në kundërshtimin e këtij ndikimi.

“Ne i dhamë Facebook-ut informacione rreth 2,000 llogarive të rreme. Ato tashmë janë bllokuar. Brenda dy javëve të fundit kemi dhënë informacion rreth 40,000 llogarive robot,” tha Klymchuk.

Fedchenko i Stopfake.org thotë se strategjia e Moskës nuk është më mbështetja e një kandidati të vetëm, por mbjellja e përçarjes.

Kremlini mohon përpjekjen për të ndërhyrë në zgjedhjet dhe thotë se akuzat janë pjesë e një fushate politike për të fituar vota./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...