Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja, nga 3.661 testime të kryera.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi gjatë kësaj periudhe kohore. Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 42 pacientë, teksa raste aktive mbeten 413.
Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, duke shënuar një ulje të ndjeshme.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (1 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,661
Testime totale 723,682
Raste pozitive 132,337
Raste të shëruara 129,473
Raste Aktive 413
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Korçë 66
Shkodër 61
Berat 37
Lezhë 27
Elbasan 27
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Durrës 7
Kukës 6
Fier 4
Dibër 4