E enjte, 3 Dhjetor, 2020
12 C
Tirana

“Askush sikur Rama”/ Të gjithë faktorët në Kosovë kundër kryeministrit

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Nga Andi Bushati

Përtej shigjetimeve të Edi Ramës për ata që e krahasojnë me Esad Pashën apo ironive të tij me patriotët e Facebook-ut që e kanë masakruar në rrjetet sociale nismën e kryeministrit shqiptar për t’u ulur përkrah Serbisë dhe pa Kosovë në tryezën ballkanike, ajo që ka ndodhur prej disa kohësh është një ngjarje e pa parë më parë.

Edi Rama është shndërruar në të parin lider të “dheut amë” që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë.

Duke thyer një rregull të vendosur prej atij vetë, që mos i shajë bashkëkombasit e tij në krah të të huajve, duke e kaluar cakun dhe duke shpallur se Prishtina është futur në rrugë qore Rama ka arritur të krijojë një konsensus të paparë kundër tij.

Po të qëmtohen me kujdes edhe fjalët që tha këtë të shtunë gjatë samitit të mini Shengenit Ballkanik, ai e ka pranuar vetë këtë realitet.

Nëse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Lexo edhe :   ‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Pra shkurt kryeministri ka aplikuar formulën që zbaton edhe brenda Shqipërisë: të gjithë e kanë gabim dhe vetëm ai e ka të drejtë.

Lexo edhe :   Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Kjo qasje prej autokrati delirant ka ngjallur edhe shpërthimin kudër tij në rrjete sociale.

Sepse para se të besojnë njeri që predikon se e gjithë bota përveç tij e ka gabim, sepse para se të dëgjojnë se Kosova është futur në rrugë qore, se po vetëizolohet, se liderët e saj po e përdorin të ardhmen për politikën e ditës, ata që e shohin Ramën me dyshim kanë të drejtë të ngrejnë pyetjen: po mirë vërtet edhe Hashimi, edhe Ramushi edhe Albini po gabojnë.

Dhe pas kësaj ata janë në të drejtën e tyre të ngrejnë edhe një dilemë tjetër: A mos është më mirë formula që propozon Albin Kurti, se shqiptarët përpara se të bien dakord me Vuçiçin apo Gjukanoviçin, duhet të merren vesh me njëri-tjetrin?

Rama se ka përfillur këtë formulë. Ai ka hecur përpara me Beogradin, Shkupin e Podgoricën pa u marrë vesh me Prishtinën. Dhe pikërisht kjo e ka vënë përballë fortunën me të cilën po përballet sot.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...

Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Distanca”, janë vënë në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin drejt Malit e Zi dy bomba me...