Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, që të marrin pjesë në në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat ai i quan një referendum historik.
Sipas Metës, është fuqia e vërtetë e çdo qytetari dhe se pjesëmarrja në zgjedhje është një mision patriotik.
Ai garantoi se do të angazhohet që askush të mos prekë votën e qytetarëve shqiptarë.
Thirrja e kreut të shtetit vjen me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve.
Postimi i Metës në rrjetin social, Facebook
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre.