E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Ashpërsohet konflikti në PD, Basha shkarkon Flamur Nokën

Kryedemokrati Basha ka “marrë masat” ndaj të gjithë mbështetësve të Sali Berishës që janë hedhur në sulm kundër tij. Këto janë shenjat e ashpërsimit të konfliktit brenda PD-së. Pas paralajmërimeve që i dha Oerd Bylykbashit në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, Basha dje ka marrë masa të ashpra ndaj Flamur Nokës.

Ky i fundit u përplas dje disa herë me Bashën, si në mbledhje grupi ashtu dhe më pas, duke e akuzuar liderin demokrat se e ka cilësuar “llum” bazën e PD. Selia blu e përgënjeshtroi, ndërsa në mbrëmje Basha vendosi ta shkarkojë Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, ndërsa e ka paralajmëruar se do e përjashtojë nga grupi nëse vijon me të tilla qëndrime. Sakaq, PD në njoftimin për media jep një tjetër arsye të përjashtimit të Nokës.

Noka tha se Basha e ka quajtur llum anëtarësinë dhe elektoratin e PD. Ai tha se askush nuk e ka quajtur ndonjëherë kështu anëtarësinë përveç Bashës, i cili sipas tij, që në fillim duhet të jepte dorëheqjen nga partia për të mirën e saj. Deputeti tha se me këtë veprim Basha e tregoi qartë se karrigia e kryetarit është më e shtrenjtë se fati demokratëve.

Sipas Nokës, në sajë të vendimeve të Bashës, partia po shkon në pikën e fundit. “Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur “llum”. Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Berishës si llum, përves Bashës.

Sipas Partisë Demokratike, Noka e ka shndërruar mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar në laborator të prodhimit të gënjeshtrave, dhe me këtë po baltos kryetarin dhe vetë Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra të pathëna. PD thekson se këto shpifje dëmtojnë interesin e PD-së dhe të demokratëve dhe shfokusohet vëmendja e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Lexo edhe :   Basha: Vetting politikanëve nga SPAK

“Sot kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”, njofton PD.

Lexo edhe :   Basha v.s Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...