Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka vlerësuar me dekoratë pas vdekjes Avni Rustemin. Meta shprehet me anë të një statusi në Facebook se ka nderin e privilegjin që të vlerësojë Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.
Kjo dekoratë është në shenjë mirënjohje për aktin e tij të lartë patriotik, që kreu 100 vite më parë. Duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali.
Statusi
Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.
Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3373146652731584