PC & Mobile

Asgjë e sigurt në këtë epokë, si i vodhi hakeri shenjat e gishtërinjve të ministres gjermane


               Publikuar në : 15:07 - 13/02/19 S.N

Zakonisht thuhet se shenjat e gishtërinjve, janë më të sigurta se sa fjalëkalimet. Në shumë kompani, punonjësit hynë dhe dalin duke përdorur si “çelës”, shenjat e tyre të gishtave. Por në epokën e sulmeve të sofistikuara kibernetike, asnjë nuk është e sigurt. Në vitin 2014, hakeri gjerman Jan Krissler, i njohur në qarqet e hakerëve me nofkën “Starbug”, arriti të kopjojë gjurmët e gishtërinjve të ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Krissler, kishte përdorur softuerin komercial ‘VeriFinger’, dhe disa foto me rezolucion të lartë nga afër të ministres, për të rikrijuar me sukses shenjat e gishtërinjve të ministres gjermane. Krissler nuk i përdori shenjat në asnjë veprimtari të jashtëligjshme. Ai tha se e bëri këtë, për të provuar se asnjë masë sigurie, nuk është aq e sigurt sa besohet.

Ai madje e bëri vetë publike arritjen e tij, në një takim vjetor të hakerave në Gjermani. Me të dhëna të tilla të çmuara, çdo haker mund të ketë akses tek të dhënat private të gjithsecilit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT