Në ndeshjen e parë kundër Bayernit në “Alianz Arena”, Bale pësoi një dëmtim në kofshë dhe si zëvendësues për të, Zidane vendosi Asension.
Në një stadium plot presion, Asensio tregoi vlerat duke asistuar në golin e dytë të Ronaldos.
Përsëri, në ndeshje e kthimit, Zidane vendos të largojë Iscon dhe ta zëvendësojë me Asension, i cili përsëri shpërblen trajnerin e tij, duke shënuar një gol mjaft të bukur individual.
Nga ana tjetër, francezi Mbappe nuk pyet për rregulla. Ai shënoi 5 gola në 4 takimet e tij të fundit, francezi po jep sinjale të forta për një të ardhme të madhe. 5 gola në 7 takime në Uefa Champions League janë shifra mahnitëse, duke marrë parasysh se vijnë nga një 18-vjeçar.
Tani ekipet e tyre përgatiten për fazën gjysmëfinale, ku do të shikohet përsëri përformanca e dy talenteve të cilët nga ndeshja në ndeshje po bindin për aftësitë e tyre.