E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Asani zhvlerëson ‘perlën’ e Reginaldos, Partizani drejt titullit kampion (Video)

Kryendeshja e javës së 26 në Kategorinë Superiore ishte ajo mes Kukësit dhe Partizanit, e cila u mbyll në barazim 1-1 në “Loro Boriçi”. Në Shkodrës, ishin tifozët e kuq ata që dominonin në numër dhe në garën për koret mbështetëse të skuadrave respektive, ndërsa sfida nisi me lojtarët që mbanin mbishkrimin “ME TY” në faqe, për të dhënë një mesazh kundër dhunës ndaj grave.

Pjesa e parë u karakterizua nga një luftë mjaft e fortë në mesin e fushës, ku përveç Kukësit që kërkonte të kishte iniciativën, vihej re edhe zbritja e shpejtë e kryeqytetasve, me kundërsulme.

Kur kishin kaluar vetëm 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, trajneri Ndreu vendos të hedhë në fushë “kartën” Reginaldo, i cili i dha një tjetër ritëm Kukësit.

Supergoli i Rexhinaldos on Vidnews.

Gjithsesi avantazhi duket se “dehu” Kukësin, që filloi të lëshojë terren, ndërsa Partizani kërcënoi për herë të parë portierin Frashëri, me një gjuajtje nga distanca të Kalarit, por topi i grushtua nga gardiani verilindor. Vetëm pak minuta më vonë, Jasir Asani i vodhi kohën kapitenit të Kukësit, Ardian Cuculi dhe e detyroi këtë të fundit t’i bëjë faull në zonë, ndërsa arbitri Jorgji akordoi 11-metërsh për Partizanin.

Penalltinë e mori përsipër ai që e fitoi, Jasir Asani, i cili gjuajti saktë dhe mposhti portierin Frashëri, duke rikthyer baraspeshën në rezultatin e takimit.

penalltia e Asanit on Vidnews.

Kukësi tentoi të rizgjohej dhe të kërkonte golin e avantazhit, por përpjekjet nuk ishin rezultative dhe rrallë u kërcënua seriozisht Alban Hoxha, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim.

Ky rezultat i shkon përshtat natyrisht Partizanit, që kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit, vijon të ruajë diferencën prej 9 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë dhe njëkohësisht të udhëtojë i qetë drejt titullit kampion.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...