Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Asambleja në Pekin/ Kosova pret që të bëhet pjesë e INTERPOL-it

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit

Autoritetet në Kosovë presin që gjatë muajit shtator, Kosova të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, të njohur me shkurtesën -INTERPOL.

Ata konsiderojnë Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në këtë organizatë. Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se anëtarësimi në këtë mekanizëm të sigurisë, është i një rëndësie të veçantë.

Hoxhaj: Kosova do të ishte më efikase në luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimi të njerëzve. Duke u bërë shtet anëtar i INTERPOL-it, Policia e Kosovës do të kishte qasje në të dhënat e kësaj organizate dhe do të shkëmbente në mënyrë më intensive dhe do të bashkëpunonte më mirë me një organizatë, e cila është në nivelin global.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Duke folur nga pozicioni i ministrit të deritashëm, Enver Hoxhaj tha se deri në mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme, mekanizmat përkatës të institucioneve të Kosovës do të angazhohen maksimalisht që kjo çështje të ketë sukses.

​Hoxhaj: Në politikën e jashtme, e cila është një fushë ku kontesti ndërkombëtar është i ndryshueshme, shpeshherë vendimet nuk varen nga puna jonë, por varen nga qëndrimet e shteteve të caktuara.

Është vështirë të lëvizet me parametra se a mund të jesh optimist apo pesimist. Unë mendoj se jam një realist dhe optimist se Kosova mund të arrijë një cak të tillë. Kemi mjaft kohë që të punojmë dhe gjatë tetë javëve të ardhshme do të bëjmë një punë të madhe me qëllim që të arrijmë një objektiv të tillë.

Autoritetet në Kosovë thanë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do të avanconte shumë kapacitetet e vendit në luftimin e dukurive negative dhe do të avancojë dhe fuqizojë shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj theksoi se për të qenë pjesë e këtij mekanizmi duhet të plotësohen kriteret, për të cilat Hoxhaj tha se institucionet dhe mekanizmat përkatës i kanë plotësuar tashmë.

Hoxhaj tha, po ashtu, se nuk parasheh që në ditën e votimit të ketë ndonjë pengesë, pasi që, sipas tij, Kosova do të arrijë që të marrë votat e mjaftueshme.

​Hoxhaj: Duhet mbështetja e dy të tretave të shteteve anëtare të INTERPOL-it dhe nuk ka ndonjë numër të saktë. Por, kjo varet nga prania e tyre në takimin ku mbahet në Pekin në fund të shtatorit.

Ne nuk kemi ndonjë informatë aktuale se shtete të caktuar janë duke lobuar apo kundërshtojnë pranimin e saj. Në pikëpamjen tonë pranimi i Kosovës në INTERPOL është mbi të gjitha e rëndësishme për sigurinë e çdo vendi qoftë në rajon, në Evropë e botë.

Qeveria në largim e Kosovës, tashmë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Kosova në prillin e vitit 2015, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, shkruan REL.

Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas ekspertëve të sigurisë, është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë.

Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji.

Tags: Asambleja në PekinEuropolINTERPOLkosovapjesëpretqë të bëhet

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Zbulohen koalicionet e partive kosovare, sonte afati i fundit

Dy alternativat që Kosova të dalë nga kriza institucionale

Vrimë e zezë në sipërfaqen e Diellit, më e madhe se Toka

Vrimë e zezë në sipërfaqen e Diellit, më e madhe se Toka

Shtypi i ditës, 7 gusht 2017

Shtypi i ditës, 7 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com