Kryeministri Rama lajmëroi se këtë javë do të bëjë të ditur emrat e ministrave, ndërsa ka thirrur mbajtjen e Asamblesë së PS në 2 shtator. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka lajmëruar se Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e enjte. Qeveria e re dhe kreu i ri i Kuvendit do të prezantohen të enjten.
Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë informacion deri më tani, se cilët do të jenë ministrat e rinj dhe cilët do të jenë ata të cilët do të largohen nga posti që kanë mbajtur në mandatin e dytë qeverisës.
Të vetmit që kryeministri Edi Rama konfirmoi dhe dha garanci që nuk do preken nga drejtësia e re janë kreu i grupit Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Po kështu, një nga vendimet që pritet që të merret në mbledhje do jetë edhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, si edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste.