E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Artan Lame: Politika të rrijë larg, unë kam çuar dosje për hetim

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është prononcuar sa i takon akuzave të Petro Koçit në drejtim të Kadastrës së Fierit, dhe ka kërkuar që politika të qëndrojë larg nga ky proces. Kujtojmë këtu se deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, tha se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur verifikimin e këtyre deklaratave. Po sipas tij, trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Marrë shkas nga ky denoncim, Kreu i Kadastrës pohoi se ai vetë po çon dosje me probleme për hetim të mëtejshëm, teksa i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të ndihmojë Kadastrën në këtë proces.

“Hedhur akuza më duket fjalë e rëndë. Sidoqoftë pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lëjë të bëjnë punën. Ndryshe, po ngatërruam rolet, anija ose nuk do ecë, ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i Kadastrës, kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrit. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë, le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...