Artan Lame infektohet me koronavirus

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është infektuar me koronavirus.

Burimet bëjnë me dije për “abcnews.al”, se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen e tamponit.

Rezultati ka dalë gjatë pasdites së djeshme, ku Lame ka rezultuar pozitiv.

Sikundër është pjesë e procedurës, ai menjëherë është vetëkarantinuar, dhe është duke marrë trajtimin në shtëpi.