Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

2 muaj ago
in Politikë, Rajoni
Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

Artan Hoxha ka folur për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar, i cili vrau policin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy policë të tjerë. Hoxha tha se bëhet fjalë për një strukturë ushtarake, e cila nuk ka patur qëllim goditjen e një patrulle policie, por shkaktimin e një situate të jashtëzakonshme në Kosovë, për të krijuar një vatër të fuqishme rebelimi dhe një skenar si Krimeja, pra aneksimi i saj nga Rusia.Hoxha deklaroi se ky skenar ka vite që përgatitet dhe nuk është një skenar i momentit.

“Do të sjell disa ngjarje që kanë ndodhur edhe në territorin tonë, gati identike. Nga ato që kemi parë deri tani, kemi parë komando të veshur me uniforma ushtarake por pa logo. Edhe pse dihet fare mirë kush e përdor atë lloj uniforme. Ngjan me sulmin në repartin e Peshkëpisë ku na u vranë dy ushtarakë dhe u mor reparti peng. Në largim komando që erdhi nga territori grek, ka qenë identike si kjo, e veshur me uniforma ushtarake. Shqiptarët më së pari duhet të nxjerrin një mësim të madh, sepse e dinë fare mirë, që pavarësisht asaj që thonë politikanët për “zero probleme me fqinjët”, e dimë situatën. Sot, armatimi, vetëm nga gjurmët që do të gjenden, ka gjurmë gishtash dhe ADN, do të nxirren se kush ka qenë i përfshirë. Gjithë ai arsenal të çon në konkluzion, që nuk është komando terroriste, por është aktivitet i organizuar i mirëfilltë, nga një shtet i organizuar mirë.

Është armatim i vitit 2021.

Ka mjete taktike, veshje, targa, përshtatja e makineve identike si KFOR, target gjermane dhe target e KFOR, e kishin maskuar në mënyrë perfekte.

Nuk ka ndodhur brenda një dite dhe muaji. Sigurisht policia e Kosovës ka meritë për shpejtësinë e veprimeve, që na dha këtë panormë dhe na ka nxjerrë në këtë situatë, por të përgatitësh, ata kanë të paktën tre vite, për një lëvizje që synonte të shkaktonte situatë të jashtëzakonshme.

Të dhënat nga terreni dëshmojnë që grupi nuk ka patur objektiv të qëllojë një patrullë të zakonshme policie, që sot ne kemi një dëshmor, vlera e të cilit është e pamatë. Ajo strukturë është strukturë e tërë ushtarake.

Maskimin e kanë me mjete dhe dokumenta të KFOR, kanë armatim të fundit dhe të të gjithë kalibrit. Janë të pajisur me dronë.

Kanë një bazë taktike që dëshmon që njerëzit që do të veprojnë, nuk janë një skuadër e vetme por një gjerësi veprimesh, që synojnë që në katër komunat serbe, donin një Krime të re në Kosovë.

Kemi të bëjmë me një skenar të qartë të një tentative për të krijuar një vatër të fuqishme rebelimi dhe zjarri brenda Kosovës, kryesisht në zonat e banuar nga serbët.

Tani, cfarë ka ndodhur në mesnatë?

Patrulla është njoftuar që ka bllokim rruge. Instruktazhi i policisë është që polici nuk duhet të hyjë në konflikt fizik kur ndeshet me dy persona. Policia ka shkuar me informacion paraprak që janë vendosur dy kamion që ka bllokuar urën për në fshatin Banjskë.

Pelegrinët janë nga Novisad, zona hungareze e Serbisë.

Informacionet ishin marrë nga shërbimet sekrete, por përse është lejuar të ndodhë kaq gjatë në territorin e Kosovës?

Ne kemi një avantazh, shefja e shërbimit tonë sekret ka qenë shefja e shërbimit sekret të Kosovës. Është interesante, shërbimet partnere kanë patur iformacion, madje dinë edhe tre manastire të tjera që nuk kontrollohen nga policia.

Pse kanë hyrë në Manastir? Sepse u jepej imunitet të mos goditeshin brenda.

Fakti që për një kohë kaq të gjatë, kemi parë incidente që kanë ndodhur në Kosovë, goditjet ndaj KFOR dhe trupave të policisë. Ka patur dyshime që po sillnin pajisje dhe furnizime shtesë. A ka qenë koha e kryengritjes në mëngjesin e datës 24? Kjo nuk dihet. Duhet parë me kujdes, por bie në sy fakti, që kemi katër të vrarë, dy të arrestuar, 6 të plagosur të tjerë. Janë minimalisht 12 persona.

Në momentin kur forcat speciale të Kosovës kanë vepruar shpejt, është arritur në pikën që është parë fuqia e zjarrit të të dyja palëve, atëherë kanë arritur në pikën, nëse situate vijon, do të kemi viktima në civilë”, deklaroi ndër të tjera Hoxha.

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, çfarë tha nëna e viktimës
Kryesore

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, çfarë tha nëna e viktimës

13:57 | 01/12/2023
Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, policia zbardh ngjarjen: U qëllua në sy të fëmijëve
Kryesore

“Në vendngjarje ka kamera sigurie”, avokati flet për vrasjen e Liridona Murselit: Disa prononcime nuk kanë bazë

13:39 | 01/12/2023
Plumba në mes të territ, rrëfimi tronditës i ish-zyrtarit: Si ma vranë gruan në sytë e fëmijëve
Kryesore

Grabitësit i vranë nusen e djalit, Shaban Murseli tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa me sy ekzekutimin e nënës

13:22 | 01/12/2023
Next Post
“I ndoqën 30 persona, i rrihnin me shkopinj”, dhunë mes të miturve në Greqi, “mollë sherri” një vajzë

“I ndoqën 30 persona, i rrihnin me shkopinj”, dhunë mes të miturve në Greqi, “mollë sherri” një vajzë

A do të kemi sërish reshje? Ja si pritet të jetë moti sot

A do të kemi sërish reshje? Ja si pritet të jetë moti sot

Përmbyset kamioni në aksin Fier – Levan, detajet e para

Përmbyset kamioni në aksin Fier – Levan, detajet e para

JU REKOMANDOJMË

Ndarja nga jeta e aktorit të humorit, reagon për herë të parë Jul Deda

Nuk flisnin prej 20 vitesh, artisti i madh i pikëlluar për humbjen e Zef Dedës

15:42 | 25/11/2023
SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

17:48 | 24/11/2023
Momente paniku në Tiranë, 3 persona të maskuar dhe me armë zbresin nga “BMW” dhe terrorizojnë gruan, policia blindon qytetin

Momente paniku në Tiranë, 3 persona të maskuar dhe me armë zbresin nga “BMW” dhe terrorizojnë gruan, policia blindon qytetin

18:39 | 28/11/2023
Stuhia e fortë “fluturon” karriget në ajër në qytetin juglindor, kryebashkiaku apelon qytetarët: Orët në vijim pritet.

Stuhia e fortë “fluturon” karriget në ajër në qytetin juglindor, kryebashkiaku apelon qytetarët: Orët në vijim pritet.

19:47 | 28/11/2023




TË FUNDIT

Euro shënon një tjetër rekord historik: Bie në 112.04 Lekë
Aktualitet

Euro prek nivelin më që ulët që nga korriku, i afrohet pragut të 101 lekëve

by mirseda
14:54 | 01/12/2023
0

Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas...

Himarë/Gruaja godet me gurë në kokë bashkëfshataren

Po punonte për ndërtimin e një HEC-i, ndërron jetë 51-vjeçari në Gramsh

14:31 | 01/12/2023
E rëndë në Mat, gjendet i pajetë një 55-vjeçar

E rëndë në Mat, gjendet i pajetë një 55-vjeçar

14:16 | 01/12/2023
Përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, çfarë tha nëna e viktimës

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, çfarë tha nëna e viktimës

13:57 | 01/12/2023
Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, policia zbardh ngjarjen: U qëllua në sy të fëmijëve

“Në vendngjarje ka kamera sigurie”, avokati flet për vrasjen e Liridona Murselit: Disa prononcime nuk kanë bazë

13:39 | 01/12/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com