E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Artan Hoxha: Aldi Rama qëlloi veten pa dashje, nuk e ekzekutoi RENEA

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 21-vjeçar i mori jetën një efektivi që ishte në krye të detyrës. Gazetari Artan Hoxha thotë se Aldi Rama, i riu që vrau Saimir Hoxhën, nuk është qëlluar nga ana e policisë. Por në të njëjtën kohë, nga shenjat që ka, nuk tregojnë që ka tentuar të vrasë veten me qëllim. Sipas tij, me gjasë mund të ketë rrëshqitur dhe mund t’i ketë lëvizur dora.

Hoxha shpjegon se 21-vjeçari është goditur në një cep të kokës, dhe ka një drejtim të çuditshëm. Në bazë të këtyre të dhënave, gazetari i mëshon fort faktit se i riu nuk është goditur nga RENEA, pasi snajperi ka fuqi të madhe dhe nuk ngelet në kokë.

“Personi në fjalë nuk qëlluar nga policia, por nga shenjat që ka nuk tregojnë që ka tentuar të vrasë veten me qëllim.

Kur dikush vret veten, synon mjekrën nga poshtë lart, synon në gojë ose në ballë. Gjen një pozicion të shkaktojë vdekje të menjëhershme. Efektivët thanë që kishin dëgjuar të shtëna arme gati një orë e gjysmë përpara.

Aldi Rama duhet të kishte goditur veten shumë kohë përpara se të shkonte policia atje. Kjo shpjegon faktin që ai nuk ka tentuar të vrasë veten.

Ai ka rrëshqitur dhe mund t’i ketë lëvizur dora. Është goditur në një cep të kokës, dhe ka një drejtim të çuditshëm. Snajperi ka fuqi të madhe dhe nuk ngelet në kokë.

Nuk është vrarë me armë policie. Fakti që janë gjetur faktorë plotësues, shenja të barutit tregon që është goditur nga fare afër, nga dora e tij.

Lexo edhe :   Të hënën nis viti i ri akademik/Çfarë do ndodhë me të pa vaksinuarit?

Predhat dalin, nuk ngelen në kokë. Distanca e afërt ka bërë që ajo të mbetet në kokën e të ndjerit. Viktima nuk ka qenë i freskët. Është tentuar të negociohej, nuk është përgjigjur sepse ka qenë i goditur në kokë që në momentet e para.

Lexo edhe :   Të hënën nis viti i ri akademik/Çfarë do ndodhë me të pa vaksinuarit?

RENEA gjeti njeriun aty ku ishin dëgjuar të shtëna. Ai nuk u përgjigj në asnjë moment. Nuk është negociuar fare, sepse nuk kanë pasur mundësi të flisnin me të. Ai ka qenë jo koshient. Kjo është një rrethanë që dëshmon se ai nuk është goditur nga policia. Kjo mund të jetë aksidentale”, tha Artan Hoxha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...