E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Arta Marku kritikon prokurorët: Na keni bërë me turp

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Arta Marku gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore, është treguar kritike ndaj disa prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Sipas saj, ata kanë harruar të kryejnë detyrat, pasi janë bërë tema dhe artikuj, të cilët kanë trazuar politikën.

Ka qenë një vit shumë i ngarkuar, por pavarësisht kësaj disa prokurorë kanë treguar se dinë të punojnë në kushtet e një presion jo të vogël shumë dimensional. Por disa prokurë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin.

Duke u kujdesur të bënin këtë që nuk duhet të bënin, në fakt kanë harruar të bëjnë detyrën, të bëjnë hetime pro aktive aty ku duheshin kryer.

Disa nga çështje që keni pasur prej muajsh janë bërë tema në çdo debat televiziv, kryeartikulli i çdo media të shkruar dhe kanë trazuar politikën në vend”, tha Marku.

Marku shprehet se një gjendje e tillë e ka cënuar dinjitetin e Prokurorisë, ndërsa tha se dikur kjo prokurori ka qenë më kryesorja, por ka pësuar rënie.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishje pazaresh dr*ge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me...

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...