Ditën e nesërme, KLP do të hapë zyrtarisht garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Njëra nga tre pikat që pritet të miratohet është dhe Miratimi i Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, shkruan Shqiptarja.com
Gjithashtu, pak ditë më parë, ‘Report Tv’ raportoi se Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku do të kërkojë një mandat 7-vjeçar, si dhe pritet të garojnë edhe Olsian Cela, Adnand Xholi, Enrik Ligori dhe Ervin Kondili.
Ndërkohë, pritet që të miratohen edhe kriteret për procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si SPAK-u.
Prokurori i Përgjithshëm, referuar ndryshimeve kushtetuese neni 148/4-45, zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.
Kujtojmë që opozita e cila ka dorëzuar mandatet dhe sot është jashtë parlamentit kundërshtoi zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor 2017, por ata janë zëvendësuar nga të tjerë kanë parlamentar, të cilët ende nuk dihet nëse do të japin pëlqimin e tyre për emrat që do të propozojë KLP dhe që kërkohen 84 vota.