Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Arta Marku fiton betejën ndaj Rovena Gashit

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar sot kërkesën e prokurores Rovena Gashi e cila kishte kërkuar pezullimin e urdhrit te Prokurores se pergjithshme te perkohshme Arta Marku që e largoi nga posti i drejtoreshës se sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e shkarkoi Gashin nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Por Gashi nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje, dhe më 8 janar 2018, ka bërë padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të Kryeprokurores Arta Marku.

Në kërkesën e saj, ajo ka hedhur akuza të forta ndaj Markut, duke pretenduar se shkak i lëvizjes, ka qenë kërkesa drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandateve të dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Gashi, në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, jep gjashtë arsye pse duhet pezulluar urdhri i Markut për lëvizjen e saj.
Ajo madje zbulon edhe bisedën me Arta Markun përpara shkarkimit dhe në momentin kur iu komunikua lëvizja. Sipas Gashit, Kryeprokurorja e Përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe për këtë qellim, do të lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie.

Gjithashtu, vetë Gashi justifikohet në kërkesën e saj, se ajo është konsultuar me kryeprokuroren e përkohshme, por kjo e fundit i ka thënë sipas saj: “Nuk kam kohë tani sepse kam shume punë. Informacionin ma dërgo me shkrim”.

Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose të ndryshojë organikën e Prokurorisë. Sipas Gashit, emërimi i saj në krye të Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë është bërë në bazë të urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë ende në fuqi dhe se Kryeprokurorja e përkohshme, nuk mund të shkarkojë sipas kompetencave të Kryeprokurorit të përgjithshëm. Gashi shton më tej se shkarkimi i është komunikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 17:00, pra, jashtë orarit zyrtar, dhe se në të nuk kishte asnjë arsyetim për lëvizjen.

Tags: Arata Markubetejenfitonndaj Rovena Gashit

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Schwarzenegger mbështet Eliza Dushkun: Jam krenar për të!

I vranë vëllanë, motra e Ivanoviç nuk gjen forcë të flasë  

Grabitja e bankës/Autorët të lirë, policia arreston rojen private







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com